Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu: Askush nuk do ta ndalojë operacionin izraelit në Rafah


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të martën se “asnjë forcë në botë” nuk do t’i ndalojë trupat izraelite të hyjnë në Rafah në Gazën jugore për të eliminuar njësitë e Hamasit që thuhet se janë atje.

Duke folur në një ngjarje rekrutimi në një bazë ushtarake, Netanyahu tha: “Ne do të përfundojmë eliminimin e batalioneve të Hamasit, përfshirë në Rafah. Nuk ka forcë në botë që do të na ndalojë.”, shkruan CNN.

“Shumë forca po përpiqen ta bëjnë këtë, por kjo nuk do të ndihmojë, sepse ky armik, pas asaj që ka bërë, nuk do ta bëjë më, do të pushojë së ekzistuari”, shtoi Netanyahu.