Vendosni fjalën kyçe....

Rama zbulon ndryshimet pas të hënës me qarkullimin: Regjimi si tani vetëm për 6 bashki


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vendimin e në kuadër të lehtësimit të masave për koronavirusin.

Në një postim në Facebook, Rama tregon se është zgjeruar harta e zonave të gjelbra.

Duke filluar nga e hëna e ardhshme, “Zona të Kuqe” do të mbeten vetëm bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier. Në këto bashki do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani.

Por pjesa tjetër e vendit do të jetë e lirë për qarkullimin ndërqytetas me automjet privat, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00.

Rama thotë se në fuqi do të mbeten vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

“Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara

E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00. Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç.”– shkruan Rama.

Më pas ai ka dhënë lajmin se kjo fundjavë, do të jetë e fundit ku vendi do të jetë në izolim total për të rinjtë mbi moshën 14-vjeçare.

Kjo në rast se situata me numrin e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital, vijon të jetë e stabilizuar.

Këtë të shtunë e të dielë, njëlloj si në fundjavat e shkuara do të ketë të njëjtat rregulla.

Pensionistët do të dalin deri në orën 09.30 dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç.

“Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç“– tha kryeministri./ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *