Vendosni fjalën kyçe....

Sarandë, gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi


 

Në dyqan në Sarandë është gjetur një sasi eksplozivi. Policia ka rrethuar zonën dhe pritet që forcat xheniere ta largojnë.

Sipas informacioneve, tritoli është gjetur në një dyqan në pronësi të gruas së një avokati, në rrugën “Adem Sheme”. Pranë vendit të ngjarjes ndodhen zyrat e OSHEE dhe një shkolle publike dhe një private.

Dyqani ku është vendosur lënda eksplozive shërben për shitjen e luleve dhe zbukurimeve për festa.

“Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.