Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali kërkon një mandat të tretë qeverisës: E meritojmë, kemi punuar shumë


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nuk mjaftohet me dy mandate në qeverisje nga Partia Socialiste.

Ajo është shprehur në një intervistë për emisionin “Hard Talk” se PS-ja e meriton mandatin e tretë pasi sipas saj ka bërë shumë punë.

“Ka gjithmonë një herë të parë zoti Qafoku dhe mos u habisni fare në rast se e fitojmë mandatin e tretë, dhe jo sepse e duam apriori por se besojmë që kemi bërë gjënë e duhur, që kemi punuar shumë edhe porsa i përket punës sonë në qeverisje ashtu edhe punë në Partinë Socialiste.

Jemi forcë politike që i ka qëndruar besnike institucioneve, ka punuar gjithmonë për interesin kombëtar, kemi gabimet tona patjetër, nuk jemi të pagabueshëm, mund të zgjedhim rrugë të gabuara që nuk të çojnë në zgjidhjet e duhura ama gjithmonë kemi pasur vetëdijen që do bëjmë gjënë e duhur, nuk kemi bërë asnjëherë gabime me qëllim, nuk kemi tradhtuar interesin kombëtar apo interesin ekonomik të vendit, dhe besojmë se me këtë përgjegjësi do të vazhdojmë të qeverisim një mandate të tretë”-tha Spiropali në emisionin ‘Hard Talk’ me Roland Qafokun.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *