Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama: Dua 800 mijë vota për mandatin e tretë


Kryeministri Edi Rama, njëlloj si Pandeli Majko shprehet i bindur në fitoren e një mandati të tretë.Madje ai shtoi se kërkon që në zgjedhjet e ardhme parlamentare, pret që të marrë mbështetje më të madhe nga populli, duke siguruar plot 800 mijë vota.

“Mirënjohës për ata që i dhanë këtë përmasë këtij kongresi dhe ma bën punën më të lehtë se nuk është e nevojshme të zgjaten në çka u tha, mund të fokusohem në disa aspekte shumë të rëndësishme dhe të thjeshta.

Duke e nisur me disa fakte të thjeshta, disa të vërteta që është mirë të mos i harrojmë asnjëherë dhe të mos i harrojë askush që militon në PS, si të vërteta që deri më sot nuk i diskuton dot askush. Një që PS-ja është më e fortë se ska qenë kurrë më parë në 30 vjet. Kemi mbështetjen e një shumicë që na ka dhënë një mandat me shumicë, me numrin më të madh të votave që PS-ja ka marrë ndonjëherë. jo në raport me konkurrentët se këtë e ka bërë gjithmonë, përjashtuar 2005, por në raport me vetveten.

Prandaj detyra jonë e parë është që në zgjedhjet e ardhshme jo vetëm të jemi partia e parë, se kjo është e padiskutueshme, por të kemi mbështetjen më të madhe që kemi pasur më parë. 800 mijë vota për mandatin e tretë, e lehtë të thuhet, e vështirë të bëhet, për më tepër, kur në rrugën e 8 viteve, ka nevojë për të pranuar dhe kuptuar se duhet edhe më shumë energji, ndërkohë që një pjesë është konsumuar.

Me dy mandate që kemi marrë në 2013 dhe 2017, kemi bërë më shumë reforma dhe ndryshime shtetbërëse sesa në të gjitha qeveritë e këtyre 30 viteve. Detyra jonë është që ta mbyllim me një bilanc dhe program kuptim plotë reformash për mandatin e tretë. Nuk ka cënuar kurrë kombi dhe pavarësisht luftës së madhe që bëhen kundër nesh, produktet e të cilës eksportohen jashtë, sot falë nesh SHqipëria është e vlerësuar në sytë e të gjithë lidershipit Europian”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *