Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Biznesi i vogël po shtyhet drejt falimentimit, qeveria të marrë urgjent masa


Kreu i Partisë Demokratike është takuar sot me përfaqësues së Shoqatës së Biznesit të Vogël.

Pas takimit Basha ka dhënë një deklaratë për mediat duke theksuar mbështetjen për kërkesat e biznesit të vogël.

Ai lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit që po shtyn biznesin drejt falimentimit duke rrezikuar të lërë pa punë me qindra mijëra persona, teksa kreu qeverisë mendon për oligarkët.

“Biznesi i vogël është në vështirësi të mëdha dhe po shtyhet drejt falimentimit. Kjo rrezikon daljen të papunë të dhjetëra ndoshta qindra e mijëra të vetëpunësuarve nga ky sektor. Gjithë vëmendja e qeverisë është tek oligarkët nuk është tek njerëzit, nuk është tek biznesi por në veçanti tek biznesi i vogël. Por biznesi i vogël përbën motorin e ekonomisë shqiptare, përbën bazën e ekonomisë shqiptare dhe përfshin numrin më të madh të të vetëpunësuarve në këtë sektor.

Paratë që ka paguar gjatë viteve, taksat që ka paguar gjatë viteve sot ka nevojë më shumë se kurrë t’i marrë mbrapsht ose si lehtësi fiskale ose si subvencionim, si mbështetje financiare. Po kështu ka nevojë për një paketë të qartë masash që do të mundësojnë hapjen graduale sipas protokolleve të sigurisë por jo hapje thjesht për të mos paguar bizneset. Sepse në qoftë se biznesi hapet por konsumatori nuk lejohet që të shkojë tek biznesi kuptohet qartë që situata është kaotike, është e pashpresë dhe do të vazhdojë të rëndohet.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *