Vendosni fjalën kyçe....

4 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 43 të shëruar në orët e fundit


IKSHPK-ja ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe katër raste të reja me virusin Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, sot janë shëruar 43 persona nga ky infeksion.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Zhur), një 1 rast me vendbanim në Rahovec dhe një 1 rast Leposaviq.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 860, ndërsa 533 prej tyre janë shëruar. 26 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga ky virus, por që ata kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.

IKSHPK bën thirrje që të respektohen rekomandimet dhe të mbahet higjena e distanca sociale në mënyrë që të dilet sa më shpejt nga kjo krizë.