Vendosni fjalën kyçe....

Mandati i Dvoranit në Gjykatën e Lartë, reagon Meta: Duhet të zgjidhej brenda 24 orëve


Kreu i Shtetit, Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Tempora” në RTV Ora e konsideroi çështjen e mandatit të Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë si një nga më të thjeshtat pasi sipas tij ajo duhej të ishte zgjidhur për 24 orë që me emërimin e anëtarin e parë.

Presidenti gjithashtu shtoi se një përgjigje më të plotë për këtë çështje do ta japë kur të marrë një përgjigje zyrtare nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Së pari unë nuk kam parë ndonjë vendim. Së dyti mendoj se kjo është nga çështjet më të thjeshta në botë dhe nuk duhet të ishte vënë në lëvizje nga presidenti me këtë shkresë. Kjo çështje dhe të ishte zgjidhur për 24 orë, pas emërimit të z. Sadushi në Gjykatën e Lartë.

Për mua kjo është një çështje elementare. Edhe një student që ka marrë 5 në fakultetin e Drejtësisë e zgjidh. 

Unë skam marrë përgjigje akoma. Pres përgjigje. Nuk i kam dërguar asnjë kërkesë ndërkombëtareve apo OJQ-ve ndërkombëtare”-deklaroi Meta. 

KLGJ-ja ditën e sotme ka votuar me 7 vota pro dhe 4 kundër, kundër kërkesës së presidentit Meta për shkarkimin e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Dvorani duke i dhënë më shumë kohë atij në krye të institucionit që drejton, duke i kaluar dokumentacionin për emërimin e 3 anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *