Vendosni fjalën kyçe....

Guaidos i ndalohet posti publik për 15 vjet


Liderit opozitar të Venezuelës, Juan Guaidó i është ndaluar kandidimi për të mbajtur poste publike. Sikurse shkruan CNN, lajmi është bërë i ditur nga kontrollori shtetëror Elvis Amoroso.

Sipas Amorosos, një i emëruar i presidentit Nicolas Maduro, Guaidos do t’i ndalohet mbajtja e një psoti publik për 15 vjet me radhë. Në një prononcim për transmetuesin shtetëror VTV, Amoroso tha se kishte mospërputhje në deklarimet financiare të Guaidos dhe e akuzoi atë për pranimin e dhuratave nga qeveritë e huaja.

Zëdhënësi i Guaidos, Edward Rodriguez, i tha CNN-it se një vendim i tillë mund të lëshohej vetëm nga gjyqësori dhe shtoi se “të gjitha autoritetet e uzurpuara janë të paefektshme dhe aktet e tyre anullohen”.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria e Maduros ndalon një udhëheqës të opozitës për të kandiduar për në detyrë. Një sanksion i ngjashëm u imponua mbi ish-kreun e opozitës Henrique Capriles në vitin 2017.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *