Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë nga Covid-19 ministri në Niger


Ministri i Punës në Niger, Mohamed Ben Omar, ka humbur jetën për shkak të ndërlikimeve lidhur me Covid-19, njoftoi të hënën televizioni publik, ‘Tele Sahel’.

Partia Socialdemokrate në pushtet, (PSD) njoftoi se ai kishte vdekur të dielën në një spital në kryeqytetin Niamey, por nuk e zbuloi shkakun.

Kanali transmetoi mesazhin e fundit të ministrit 55-vjeçar për vendin, gjatë të cilit ai u kërkoi punëtorëve të mbroheshin nga virusi.

Që nga shfaqja e parë në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si Covid-19, është përhapur në të paktën 187 vende dhe rajone, me SHBA-të dhe Evropën që janë zonat më të goditura.

Më shumë se 3.5 milion raste janë raportuar në të gjithë botën, me numrin e vdekjeve që tejkalojnë 251,000 dhe më shumë se 1.1 milion të shëruar, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti ‘Johns Hopkins’ në SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *