Vendosni fjalën kyçe....

Bashkëpunëtor në atentatin ndaj prokurorit Ndoji, roli që kishte 29-vjeçari i arrestuar


Rrdjan Rraja dhe Arjan Ndoji

Policia njoftoi ditën e sotme se arrestoi një nga bashkëpunëtorët për ngjarjen e ndodhur në Shkozet ku mbeti të plagosur dy persona dhe humbi jetën një tjetër mes tyre edhe Prokurori i Durrësit Arjan Ndoli.

Në prangat e policisë ra 29-vjeçari Ariol Halilaj, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Policia njoftoi se nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas është bashkëpunëtori kryesor i autorëve të ngjarjes, pasi pas braktisjes së mjetit nga autorët, ky shtetas ka larguar me mjetin e tij autorët e krimit nga vendi ku braktisën mjetin me të cilin kryen krimin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”.

Më parë për këtë ngjarje u arrestua edhe Rredjan Rraja i cili aktualisht ndodhet prapa hekurave si nja autorët kryesorë në atentat. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *