Vendosni fjalën kyçe....

Tregtarët e Zdrales protesta para bashkisë, takohen me kryetaren Ademi


Të goditur nga pandemia e koronavirusit, tregtarët e fruta-perimeve në Zdrale kanë dalë sërish në protestë para bashkisë së Shkodrës.

Protestuesit thonë se duan një vend për të shitur produktet e tyre dhe kanë zhvilluar një takim me kryetaren Voltana Ademi, e cila u ka premtuar t’u gjejë një zgjidhje.

“Zhvilluam një takim në bashkinë Shkodër dhe morën një vendim që do na stabilizojnë. Ne paraqitëm kërkesat tona.  Ne kemi qëndruar pa punë, jemi dëmtuar, por presim përgjigje”, tha një prej tregtarëve.

Tregtarët thonë se nuk janë dakord të presin më gjatë për hapjen e tregut, pasi gjenden në vështirësi të madhe financiare. Ata thonë që atyre nuk u takon pagë lufte, dhe të vetëdijshëm për këtë thonë se kanë punuar edhe në të zezë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *