Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, lihen në burg dy të dyshuarit


Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në burg dy autorët e dyshuar për vrasjen vëllezërve Haxhiaj.

Bëhet fjalë për të dyshuarin Altin Ndoci dhe 22-vjeçarin me inicialet K.A., të cilët janë shoqëruar mëngjesin e sotëm nën masa të rrepta sigurie drejt Gjykatës.

Ky institucion ishte i rrethuar nga policia gjatë zhvillimit të seancës.

Dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë pesë ditë më parë me breshëri plumbash, ndërsa ishin duke kaluar me makinë tek tregu i makinave, në Shenavlash, te zona e Nishtullës.

Dy vëllezërit janë me origjinë nga Puka dhe prej kohësh jetonin në lagjen nr. 7, në Spitallë, ndërsa kishin disa biznese në këtë zonë.

Ata kishin një lavazh, një Exchange dhe një kompani “BVAUTO”, me shërbim karrotreci dhe dhënie me qira të automjeteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *