Vendosni fjalën kyçe....

Trazira në burg në Venezuelë, 46 të vdekur e 60 të plagosur


Një trazirë në burgun e shtetit perëndimor të Venezuelës, Portuguesa, ka lënë të paktën 46 persona të vdekur dhe 60 të plagosur, sipas një grupi të të drejtave të njeriut dhe një ligjvënësi të opozitës.

Beatriz Giron, drejtor i Observatorit të Burgjeve Venezuelës i cili mbron të drejtat e të burgosurve, tha se 46 trupa ishin identifikuar pas incidentit të së premtes në burgun e Los Llanos.

Burgjet e vendit të Amerikës së Jugut janë famëkeqe për nivele ekstreme dhune dhe kushte të këqija.

Ministri i Burgjeve, Iris Varela, i tha gazetës lokale ‘Ultimas Noticias’ se incidenti ndodhi nga një përpjekje arratisjeje dhe se drejtori i burgut ishte qëlluar dhe plagosur.

Ajo nuk komentoi lidhur me numrin e viktimave vdekjesh dhe ministria e Informacionit e Venezuelës nuk iu përgjigj një kërkese për koment, shkruan Reuters.

Maria Beatriz Martinez, një ligjvënëse e opozitës nga Portuguesa, tha se trazirat erdhën pas ndalimit të anëtarëve të familjes të të burgosurve për t’u sjellë atyre ushqime gjatë vizitës, gjë që është e zakonshme në burgjet e Venezuelës.

Kufizimet e vizitave janë pjesë e përpjekjes së vendit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në burgjet e mbipopulluara.

Kufizime të tilla kanë shkaktuar trazira në burgjet në disa vende, përfshirë Italinë, Brazilin e Argjentinën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *