Vendosni fjalën kyçe....

Aktori i “Game of Thrones vendos rekord botëror në peshëngritje, çon 501 kilogramë (Video)


Hafthor Julius Bjornsson, i cili luajti “Malin” në serialit e HBO, ‘Game of Thrones’, ka mposhtur rekordin e rivalit, Eddie Hall, me një ngritje prej 501 kilogramësh.

Bjornsson mundi rekordin e vendosur nga Hall në vitin 2016 me një kilogram por ndërsa peshëngritësi britanik luftoi me mish e shpirt derisa i doli gjak na hunda, Hafthor e bëri atë të dukej relativisht e lehtë.

Bjornsson kishte synuar të merrte pjesë në një konkurs profesional peshëngritjeje, por kufizimet e koronavirusit e larguan atë mundësi dhe e çuan atë që të thyejë rekordin botëror në mjedisin e palestrës së tij.

Ai ngriti fillimisht 420 kg e 460 kg para se të ngrinte 501 kg aq sa është pesha e një ariu të murrmë të rritur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *