Vendosni fjalën kyçe....

Vijnë vaksinat e para në Kosovë, Kurti paralajmëron shtrëngim masash


Kryeministri i Kosovës ka paralajmëruar shtrëngim të masave pavarësisht mbërritjes së sasisë së parë të vaksinave në vend.

Ai falënderoi Covax për sasinë e parë të vaksinave që mbërritën në vend ndërsa theksoi se qeveria do marrë masa të shpejta për të frenuar përhapjen e virusit.

“Masat tona duhet të jenë të shpejta e të drejta që të parandalojnë numrin e infektimeve. Vaksinimi duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë. Qeveria jonë po punon ditë e natë dhe po bën të pamundurën që të sigurojë sa më shumë vaksina.” – tha Kurti.

Ai shtoi se pavarësisht nisjes së procesit të vaksinimit nuk ka vend për të ulur vigjilencën dhe se qytetarët duhet t’i respektojnë me përpikmëri masat.

Prej javësh, Prishtina zyrtare raporton numër të lartë viktimash e të prekurisht nga Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *