Vendosni fjalën kyçe....

Maskat e armatosura, grabisin para dhe sende me vlerë në një banesë në Zall Herr të Tiranës


Tre persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në një banesë në fshatin Zall Herr dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur sende me vlerë dhe para.

Grabitësit ishin të maskuar dhe të armatasur, pasi kanë hyrë në banesë kanë lidhur familjarët për të rrëmbyer sendet me vlerë.

Menjëherë pasi ata janë larguar nga banesa familjarët kanë njoftuar policinë.

Deri më tani, njofton News 24 janë shoqëruar 10 persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *