Vendosni fjalën kyçe....

Klubet e Serisë A vendosin rifillimin e kampionatit: Tani të ulemi në tavolinë me qeverinë


Klubet e Serisë A kanë dalë me një vendim të përbashkët pas mbledhjes së sotme.

Ato kanë vendosur ta rifillojnë kampionatin e ta çojnë deri në fund atë.

Pas mbledhjes shefi i Serisë A, Paolo dal Pino ka thënë se do ulet në tavolinë me qeverinë dhe Federatën Italiane të Futbollit për të përcaktuar mënyrën sesi do vijojë kampionati dhe datën e rifillimit.

Edhe lojtarët kryesorë të ekipeve janë shprehur për rifillimin e ndeshjeve.

Italia ka disa ditë që regjistron numër të ulët viktimash lidhur me Covid-19 sipas raporteve zyrtare ndërsa dalëngadalë ka nisur lehtësimin e masave dhe rihapjen e ekonomisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *