Vendosni fjalën kyçe....

UKS thirrje Shahinit: Rishiko tarifat, rimburso pagesën e studentëve që jetojnë në rezidenca


Unioni i Këshillave Studentorë ka reaguar pas deklaratës së ministres së Arsimit, Shahini, lidhur me rifillimin e mësimit.

Në një deklaratë për shtyp, ata ngrenë disa shqetësime të cilat ia kanë adresuar Shahinit. Unioni thekson se në vendimin e marrë nga ministrja, nuk janë marrë parasysh disa elementë.

Ata theksojnë se lidhur me mësimin online, nuk është marrë parasysh fakti që shumë studentë nuk kanë mundësinë financiare për të paguar shërbimin apo në shumë zona të thella rrjeti nuk është shtrirë.

Tjetër problem që ngre unioni është kthimi në auditore i studentëve.

Ata theksojnë se studentëve u janë hequr mundësitë duke e reduktuar procesin në një sezon të vetëm ndërkohë që ka prej tyre që kanë provime të mbartura apo duan të përmirësojnë notën.

Pika tjetër që thekson UKS-ja është fakti që paga e luftës që marrin prindërit e studentëve nuk e përfshin tarifën e studimit të tyre.

Në fund ata i bëjnë thirrje ministres Shahini që të rishohë vendimin lidhur me tarifat studentore për vitin akademik 2019/2020 si dhe të bëjë rimbursimin e pagesës për studentët që jetojnë në rezidenca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *