Vendosni fjalën kyçe....

Diskriminimi në punë prej bindjeve politike dominon numrin e ankesave tek Komisioneri


Fenomeni i largimeve nga puna për shkak të bindjeve politike nuk është diçka e panjohur në vend. Janë me miliona euro që sot paguhen nga insiutcionet publike pasi pas çdo rotacioni politik ajo që pason është ndryshimi i punonjësve të administratës. Këtë situatë e jep qartë edhe raporti vjetor i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi i cili vlerëson se në periudhën nga 1 janar 2019 deri në 31 dhjetor 2019, KMD ka trajtuar gjithsej 225 çështje, (215 ankesa dhe 10 çështje ex-officio). Nga këto, 171 çështje (163 ankesa dhe 8 çështje ex-officio) të regjistruara në vitin 2019, si dhe 54 çështje (52 ankesa dhe 2 çështje ex-officio) të mbartura nga viti 2018.

Tek pjesa e shkaqeve të ankesave numrin më të lartë e mban ajo e bindjeve politike me 57 ankesa e ndjekur ndëkrohë  edhe ankesat për shkak të diskriminimit prej aftesisë së kufizuar apo racës.

Raporti vlerëson se nga 80 ankesat e trajtuara kundër subjekteve publike, në 39 raste ato janë drejtuar kundër institucioneve të pushtetit qendror dhe në 41 raste kundër institucioneve të pushtetit vendor. Ankesat e paraqitura në fushën e punësimit, janë drejtuar përgjithësisht drejt institucioneve të administratës publike, si rezultat i ndërprerjes se marrëdhënieve të punës. Ankesat që janë trajtuar në fushën e punësimit kanë patur si shkak të pretenduar diskriminimi: bindjet politike, gjendjen shëndetësore, aftësinë e kufizuar.

Një tjetër detaj që jepet nga Komisioneri është ajo e mbrojtjes nga diskriminimi në fushën e arsimit. Sipas raportit gjatë vitit 2019, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka trajtuar 20 çështje, në fushën e arsimit, nga të cilat 1 çështje është e mbartur nga viti 2018 dhe 19 çështje janë të regjistruara gjatë vitit 2019. Në të gjitha çështjet e trajtuara në fushën e arsimit, ankuesit janë drejtuar kundër subjekteve publike (21 të tilla, pasi një ankesë është drejtuar kundër 2 subjekteve publike), ndër të cilat në 7 raste ato janë drejtuar kundër institucioneve të arsimit qendror dhe në 14 raste kundër institucioneve të arsimit vendor.

“Objekti i ankesave të paraqitura në fushën e arsimit ka qënë përjashtimi i komuniteteve në nevojë nga tarifat e rregjistrimit në shkolla dhe kopshte, fenomeni i segregimit të nxënësve të komunitetit rom në shkollat 9-vjeçare, caktimi i mësuesit ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara, aksesi i fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkollat me arsim të orientuar, fenomeni i bullizmit në shkolla etj. Shkaqet kryesore të pretenduara në ankesa janë aftësia e kufizuar, raca” thuhet në raport.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *