Vendosni fjalën kyçe....

“S’më intereson nëse je i vaksinuar, vër maskën aty!” – Pezullohet mësuesja që keqtrajtoi nxënësin në SHBA (Video)


Një mësuese në Wisconsin, SHBA, është pezulluar përkohësisht pasi u kap në video duke i bërtitur një nxënësi për mosmbajtjen e maskës, pavarësisht se i riu pretendohet se ishte vaksinuar plotësisht kundër Covid-19.

Videoja e mësueses së shkollës së mesme Poynette në Wisconsin fitoi vëmendjen këtë javë pasi u postua në TikTok.

“Nuk më intereson nëse jeni vaksinuar. Unë nuk dua të sëmurem dhe të vdes. Ka njerëz të tjerë që mund të infektohen. E dini çfarë? Ju nuk jeni një person i veçantë këtu.” – dëgjohet duke bërtitur mësuesja e paidentifikuar.

Megjithëse shkolla nuk dha më shumë hollësi lidhur me grindjen, drejtori Matthew Shappell shkoi në Facebook se ishte ‘në dijeni të një incidenti’ dhe se lidhur me rastin ka nisur hetimi.

Maskat kërkohen në ndërtesat e shkollës dhe në transportin e sponsorizuar nga rrethi, sipas Shappell, por ai nuk tha se çfarë pasojash ekzistojnë për studentët që nuk e ndjekin këtë rregull.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *