Vendosni fjalën kyçe....

I prishet varka në Karaburun, shpëtohen nga forca detare tre persona


Një mjet lundrues ka pësuar defekt në afërsi të Gadishullit të Karaburinit duke i rrezikuar jetën tre personave që ndodheshin në të..

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se mjeti i tyre lundrues me emrin “Aleksi” ka pësuar defekt dhe ata kanë mbetur në mëshirën e dallgëve pranë Gjirit të Shën Janit.

Fatmirësisht iu ka ardhur në ndihmë Forca Detare shqiptare, e cila i ka marrë në bord tre personat dhe i ka nxjerrë në tokë. Mësohet se mjeti i tyre kishte pësuar defekt në linjën e aksit. Mjeti me defekt u rimorkiua në Triport nga anija “Mati” e Forcës Detare.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *