Vendosni fjalën kyçe....

Ku janë 16 rastet e reja me koronavirus në vend (HARTA)


16 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar në 766 numrin total të të infektuarve në vend.

Siç shihet edhe në hartën e ilustruar më poshtë, rastet e reja janë 9 në Tiranë, 1 në Shkodër, 5 në Krujë dhe 1 në Berat.

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se janë shtruar në spitalin infektiv edhe tre ushtarë të ardhur nga Kosova.

“Ju informojmë se aktualisht në spitalin infektivj të shtruar 27 pacientë, 6 prej të cilëve janë në terapi intensive.

Mes të shtruarve në spitalin infektiv janë  edhe 3 ushtarë shqiptarë të KFOR-it, pozitiv me COVID-19. Raste të importuara nga Kosova. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë.”– tha Tomini.

Deri në këto momente në vendin tonë janë kryer gjithsej 8028 testime për COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë thotë se sot 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e tyre në 455. Katër qytetet tek të cilat janë shëruar të gjithë personat e infektuar me koronavirus deri më tani janë: Lezha, Tropoja, Rrogozhina dhe Mallakastra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *