Vendosni fjalën kyçe....

Bie kurba, ku janë 10 rastet e reja me koronavirus në vend (HARTA)


Në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 raste me koronavirus në vendin tonë. Kjo e ka çuar në 736 raste numrin total të të infektuarve në vend.

Ky është rezultati pas 212 testimeve, siç konfirmoi Ministria e Shëndetësisë.

Siç shihet edhe në hartën e ilustruar më poshtë, rastet e reja janë 9 në Tiranë dhe një në Shkodër. Nga Kruja ku në ditët e kaluara kemi patur rritjen më të konsiderueshme, sot nuk ka asnjë rast.

Ndërkohë që të shtunën patën numrin më të lartë të rasteve ditore në ditë, të dielë e të hënë duket se kurba po ulet ndjeshëm. Të shtunën patëm 34 raste të reja, të dielën 14 e sot 10.

Më poshtë jepet një grafik se si ka lëvizur kurba e rasteve ditore, që nga e hëna e javës që lamë pas.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila bëri përditësimin e të dhënave, tha se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 12 pacientë.

Tre janë qytetet ku të gjithë personat e infektuar me COVID-19 janë shëruar. Bëhet fjalë për Lezhën, Tropojën dhe Rrogozhinën.

Rakacolli dha dhe detaje lidhur me gjendjen e pacientëve që ndodhen të shtruar në dy spitalet dedikuar epidemisë.

Në të dy spitalet aktualisht po marrin kujdes mjekësor 34 pacientë, 9 prej të cilëve janë në terapi intensive e dy janë të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *