Vendosni fjalën kyçe....

Dashnorja i shfaqet lakuriq gjatë transmetimit live, gazetarit spanjoll i zbulohet tradhëtia (VIDEO)


Gazetari spanjoll Alfonso Merlos është turpëruar publikisht, pasi gjatë një interviste live që po transmetonte nga shtëpia, një grua lakuriq u shfaq në sfond.

E më e keqja është se ajo nuk ishte as e dashura e tij, Marta Lopez. Por një reportere në spektaklin televiziv spanjoll ‘Socialite’, Alexia Rivas.

Merlos është një gazetar dhe model i famshëm në Spanjë, por tani jeta e tij private po shkatërrohet për shkak të këtij incidenti.

Menjëherë pas transmetimit të kësaj videoje, e dashura Marta Lopez u tha tabloideve spanjolle se po kalon një ndarje mjaft të dhimbshme me Merlos pas një situate të pakëndshme dhe “të turpshme” siç e quan ajo.

Marta Lopez

Gazetari i ka kërkuar falje publikisht asaj, ndërsa ka shpërthyer kundër kolegëve të tij gazetarë që s’kanë mundur të ndajnë jetën e tij private me atë personale.

Jetët private të njerëzve po zbulohen aksidentalisht gjatë pandemisë së COVID-19, pasi shumë profesionistë të medias e të tjerë po punojnë nga shtëpia.

Alexia Rivas


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *