Vendosni fjalën kyçe....

Largohet Varfaj, kush do e drejtojë Bashkinë e Durrësit


Emirjana Sako është komanduar kryebashkiake e Durrësit pas dorëheqjes së Zhyljen Varfajt. Vendimi është marrë në mbledhjen urgjente të thirrur sot nga Këshilli Bashkiak i qytetit.

Varfaj zëvendësoi kryebashkiaken Valbona Sako, që u dorëhoq pas tërmetit të 26 nëntorit.

Emirjana Sako ka qenë nëpunëse e bashkisë së Durrësit ndërsa kishte pak kohë që ishte komanduar përkohësisht në krye të bashkisë së qytetit bregdetar pas largimit të Varfajt për arsye shëndetësore.

Sako u propozua nga dy grupet e këshillit bashkiak dhe u zgjodh me unanimitet, raporton ABC News.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *