Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një banesë në Klos, humb jetën e moshuara


Një zjarr i cili ka rënë në një banesë në fshatin Pleshë të Bashkisë Klos dhe për pasojë ka ndërruar jetën një e moshuar.

Shkak për zjarrin sipas policisë ka qenë një shkëndijë elektrike brenda në banesë.

Rreth orës 21.15 shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë marrë njoftim se në fshatin Pleshë, Bashkia Klos, ka rënë zjarr në banesën e shtetases B. D., rreth 80 vjeçe, ku si pasojë ka humbur jetën.
Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, nga shkëndija në sistemin elektrik brenda në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po ponohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes
”-njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *