Vendosni fjalën kyçe....

Rama jep kohën kur do hapet kufiri me Greqinë për punonjësit sezonalë


Në daljet e tij publike në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama lajmëroi se nga mesi i muajit maj pritet që punonjësit sezonalë të lejohen të kalojnë në Greqi.

Sipas Ramës, dakordësimi erdhi së bashku me Kryeministrin grek Mitsotakis pas një bisede me të.

Sot patëm një diskutim mbi strategjinë e fazës së dytë. Më parë u informoj se pas konsultimeve me miq dhe kolegë kam pasur një bashkëbisedim me kryeministrin grek për fazën e dytë. Diskutuam mbi rezultatet e deritanishme, strategjinë e testimit, lehtësimin e masave, planin e hapjes së sezonit dhe interesin reciprok për punësimin sezonalë.

E falenderova me gjithë zemër mikun grek për ata punonjës sezonal që mbetën matanë kufirit, por nuk u trajtuan si shkelës të afateve. Dakordësuam që të shohim problemin e lëvizjes së punonjësve sezonalë sipas kalendarit të fazës së dytë dhe për nevojën reciproke që ti çelet rrugë rreth mesit të muajit maj“-tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *