Vendosni fjalën kyçe....

437 viktima dhe 3370 të infektuar të rinj në 24 orë nga koronavirusi në Itali


Shifrat e koronavirusit në Itali vazhdojnë të mbeten në trend të njëjta në disa ditë resht. Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë raportuar nga autoritetet 437 viktima dhe 3370 raste të reja.

Kështu, numri total i të vdekurve në Itali ka shkuar në 25,085 persona, ndërsa të prekur deri më tani janë 187,327 të infektuar.

Aktualisht luftën me koronavirusin e kanë fituar 54,543 pacientë. Autoritetet që nga fillimi kanë kryer 1,513,251 testime për të evidentuar të infektuarit me virusin SARS-Covid2.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *