Vendosni fjalën kyçe....

I vihet flaka garazhit në Korçë, shkrumbohen tre makina


Foto Ilustruese

Digjen gjatë natës tre automjete në Korçë, të cilat kanë qenë të parkuara në një garazh. Ngjarja ka ndodhur në orën 03:40 në lagjen 17 të Korçës, në garazhin që është pronë e 51-vjeçarit Ilir Meti.

Një prej automjeteve të djegura është i tiji, ndërsa dy automjetet e tjera që janë djegur kanë qenë pronësi e një personi tjetër.

 “Më datë 21.04.2020, rreth orës 03:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, në garazhin e shtetasit I. M., rreth 51 vjeç, ka rënë zjarr në tre automjete, njëri prej të cilëve në pronësi të tij dhe në dy mjete të tjera në pronësi të një shtetasi tjetër.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,
thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *