Vendosni fjalën kyçe....

Falen 9000 gjoba ndaj këmbësorëve e shoferëve, kthehen patentat e makinat e bllokuara


Gjobat dhe patentat e bllokuara deri tani janë falur nga qeveria. Vendimin e ka pohuar vetë kryeministri Rama në një komunikim në Facebook me qytetarët.

Ai tha se 7000 gjobat për këmbësorë dhe 1900 gjobat dhe bllokimet e patentave do të falen dhe me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të reja në Kodin Penal gjithçka do nisë të monitorohet nga java që vjen.

“Deri më sot janë ekzekutuar rreth 7000 gjoba për këmbësorë e rreth 1900 gjoba për shoferët me bllokim mjeti e heqje patente për 3 vjet. Ne sot kemi vendosur mos ekzekutimin e të gjithë këtyre gjobave e kthimin tek të gjobiturit të gjitha patentat dhe mjetet e bllokuara.

Javën e ardhshme me hyrjen në fuqi të Kodit Penal të gjithë qytetarët le të startojnë të gjithë të barabartë kur hapja graduale do shoqërohet edhe me ndëshkimet shembullore për të cilat nuk do ketë më kthim pas, edhe ata që gabuan le të marrin të drejtën e le të startojnë të gjithë të barabartë fazën e dytë të luftës. Ama kush do dojë të jetë njish, do ta paguajë me të gjitha pasojat e rënda edhe penale që parashikohen me atë ç’ka miratuam dje në Kuvend”, u shpreh kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *