Vendosni fjalën kyçe....

“Është shkelur Kushtetuta” – PDK në Kosovë ankimon në Kushtetuese kufizimet e qeverisë lidhur me Covid-19″


Grupi parlamentar i PDK-së në Kosovë ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së masave të marra nga ministri i Shëndetësisë, Vitia, lidhur me kufizimet për Covid-19.

Sipas PDK-së, që mbështetet edhe nga deputetë të grupeve të tjera parlamentare, vendimet e marra shkelin Kushtetutën e vendit.

“Ne e kemi pasur një aktvendim të qartë të Gjykatës Kushtetuese që ka treguar se vendimet e tilla te kufizimit te lirive nuk mund të merren nga Qeveria, por kryeministri Kurti ka vendosur me vetëdije që ta vazhdojë shkeljen e Kushtetutës, tani nëpërmjet ministrit të tij, z. Arben Vitia”, tha deputetja e PDK-së, Besa Ismaili.

Ajo shtoi më tej se bëhet fjalë për vendimt që shkelin të drejtën e lirisë së lëvizjes, ndërsa ftoi qytetarët që të qëndrojë në shtëpi e të bëjnë kujdes.

“Bëhet fjalë për vendimet që shkelin të drejtën e lirisë së lëvizjes nga Neni 35 i Kushtetutës së Kosovës, si e drejtë e garantuar për qytetarët e Kosovës, si dhe Neni 55 i Kushtetutës, i cili shprehimisht përcakton se kufizimet e disa të drejtave të lirive të njeriut mund të bëhen vetëm me ligj. Lufta jonë ndaj pandemisë së COVID19 është e përbashkët, ashtu siç duhet të jetë e përbashkët lufta jonë për ruajtjen e parimeve demokratike të shtetit tonë dhe respektimin e Kushtetutës”, shtoi ajo.