Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi i nis letrën e tretë Kurtit, i jep “ultimatum”


Presidenti i Kosovës, Thaçi, i ka dërguar një letër të tretë kryeministrit të Kosovës në detyrë, Kurti, duke i kërkuar emrin e mandatarit për qeverinë.

Kreu i shtetit i ka dhënë “ultimatum” Kurtit për qeverinë e re.

“Një periudhe të arsyeshme kohore, në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi, të propozoni kandidatin për kryeministër për të formuar Qeverinë. Askush nuk ka të drejtë t’i privojë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit në Kuvendin e Kosovës për të pasur kandidatin/en për Kryeministër dhe për të ushtruar kompetencën e tij/saj për të zgjedhur Qeverinë siç përcaktohet në nenin 65 (8) të Kushtetutës”, thuhet në letrën e Thaçit, raporton KOHA.

Qeveria e koalicionit mes Vetëvendosjes e LDK-së u rrëzua në fund të muajit mars pas një mocioni mosbesimit të nisur nga partneri i VV-së në qeveri, LDK-ja e Mustafës.

Duke qenë se në vend nuk mund të zhvillohen zgjedhje të reja për shkak të pandemisë Covid-19, qeveria drejtohet ende nga Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *