Vendosni fjalën kyçe....

Prokurori i Tiranës Ervin Karanxha kallëzon në SPAK Ben Blushin e anëtaren e KPK-së Valbona Sanxhaktari


Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Ervin Karanxha ka kallëzuar në SPAK drejtorin e Top Channel, Ben Blushi si dhe anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikiit, Valbona Sanxhaktari.

Ata akuzohen për ‘Ushtrim i ndikimit te paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike’, ‘Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’ dhe ‘Shpërdorimit të detyrës’.

Kallëzimi është depozituar ditën e sotme në prokurorinë e posaçme ku prokurori i Tiranës akuzon Blushin se ka shantazhuar atë dhe familjaret e tij për tre muaj për shkak të një procesi gjyqësor që po gjykonte motra e tij në Gjykatën e Tiranës, shkruan Ora News.

Gjithashtu prokurori informon se ka vënë në dijeni për këtë fakt edhe instanca të tjera si KLP por nuk ka marrë asnjë reagim prej tyre.

Sipas prokurorit pjesë e këtij sulmi ndaj tij është edhe anëtarja e KPK Valbona Sanxhaktari.

Karanxha thotë në kallëzim se televizioni në fjalë ka nxjerrë të dhëna nga KPK në lidhje me procesin e Vettingut ndërkohë që për to nuk ishte në dijeni edhe vetë subjekti.