Vendosni fjalën kyçe....

Austria, Danimarka e Italia lehtësojnë masat ndaj Covid-19, nis hapja e dyqaneve


Qeveritë e Austrisë, Danimarkës dhe Italisë kanë filluar të lehtësojnë kufizimet e bllokimit, duke lejuar që disa segmente të fuqisë punëtore të kthehen në punë, në një përpjekje për të ringjallur ekonomitë e rrezikuara të vendeve.

Më 16 mars, kancelari austriak, Sebastian Kurz, urdhëroi që gjithçka, përveç supermarketeve dhe ambienteve mjekësore, të mbyllen me shpresën për të parandaluar një shpërthim koronavirusi të ngjashëm me atë që shkatërroi Italinë.

Këto kufizime më në fund kanë filluar të hiqen të martën pasi dyqanet jo thelbësore nën 400 metra katrorë siç janë dyqanet e pajisjeve dhe ato që shesin pajisje kopshtarie, do të hapin dyert e tyre edhe një herë. Ato do të pasohen nga qendrat tregtare, parukierët dhe dyqanet e tjera më të mëdha në 1 maj.

Restorantet dhe hotelet nuk do të rihapen deri në mes të majit dhe veprimtaritë publike ka të ngjarë të mos zhvillohen në Austri deri në fund të qershorit.

Ndërsa kufizimet lehtësohen, publikut do t’i kërkohet të mbajnë maska ​​për fytyrën në shumicën e dyqaneve, supermarketeve, farmacive dhe transportit publik.

Të njëjtat masa po fillojnë të merren në Danimarkë e Itali ndërkohë që Spanja i nisi që dje lehtësimet e punonjësve në sektorët jothelbësorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *