Vendosni fjalën kyçe....

Vizita e Gjukanoviçit në Tuz, Meta: “Do të jemi gjithmonë pranë jush”


Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, vizitoi të enjten Komunën e Tuzit. Presidenti shqiptar Ilir Meta, e ka përshëndetur vizitën e kreut të shtetit malazez në komunitetin shqiptar, duke thënë se do të jetë “gjithmonë pranë tyre”.

“Përshëndes vizitën e Presidentit të Malit të Zi, z.Milo Gjukanoviç në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Malit të Zi për komunitetin shqiptar në këtë situatë të vështirë për të gjithë.

Duke u uruar të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi shëndet të plotë, si dhe shërim të shpejtë të prekurve nga pandemia COVID-19, shpreh solidaritetin tim në këto momente për Kryetarin e Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj dhe për të gjithë komunitetin e dashur shqiptar.

Do të jemi gjithmonë pranë jush!”– shkruan Meta.

Gjukanoviç tha dje se situata në komunën e Tuzit është e qëndrueshme dhe se masat e marra nga institucionet përkatëse shëndetësore dhe organet shtetërore ishin të duhura dhe të justifikueshme. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Mal të Zi tha të enjten se nuk ka asnjë rast të ri të konfirmuar me koronavirus.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *