Vendosni fjalën kyçe....

Ku janë 6 rastet e reja me koronavirus në Shqipëri (HARTA)


Ka shkuar në 383 numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19.

Këto raste të reja, siç shihen edhe në hartën e ilustruar më poshtë janë në Tiranë (4), Elbasan (1), Korçë (1).

Siç vihet re, sot kemi një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të të prekurve nga COVID-19, në krahasim me ditët e shkuara ku kishim mbi 20 raste të reja në 24 orë.

Shefja e departamendit të sëmundjeve infektive dhe Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino,  tha se sot në dy spitalet dedikuar COVID-19, aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë. Tre prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe janë të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *