Vendosni fjalën kyçe....

Rriten shifrat në Britani dhe Gjermani nga koronavirusi


Në shtetin gjerman, janë regjistruar deri tani 92 050 të infektuar me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, janë shënuar 891 pacientë me virus. Pikërisht në Gjermani, në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 vdekje të reja.

Ndërsa, në total kanë vdekur për shkak të koronavirusit në Gjermani 1295 persona.

Britani e madhe:

Në Britaninë e Madhe është rritur ndjeshëm numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar 708 persona duke e çuar në 4613 numrin total të vdekjeve.

Numri i të vdekurve është rritur krahasuar me një ditë më parë ku humbën jetën 684. Po ashtu edhe numri i të infektuarve është rritur krahasuar me një ditë më parë me 3735 duke e çuar numrin total në 41 903.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *