Regjistrohen 16 raste të reja me koronavirus në vend, duke e çuar numrin e të infektuarve në 259. Rastet e reja janë regjistruar në Tiranë (11), Durrës (3), Kavajë (1) dhe Korçë (1), siç shihen të paraqitura në hartën e shoqëruar me tabelën e mëposhtme.
Siç bëri me dije Ministria e Shëndetësisë, deri tani janë testuar 1823 raste të dyshuara. Në 24 orët e fundit janë testuar 152 persona të dyshuar, nga të cilët u konfirmuan 16.
Deri tani numri i personave që kanë humbur jetën pasi janë infektuar nga koronavirusi ka shkuar në 15, e po aq pacientë janë shëruar dhe kanë dalë nga ambientet spitalore./ Hashtag.al