Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, humb jetën në spital shoferi


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Aksidenti ndodhi paraditen e sotme tek mbikalimi i “Gërdecit” ndërsa 29-vjeçari ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spital.

Njoftim nga Policia e Tiranës:

Më datë 01.04.2020, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i “Gërdecit”, mjeti me drejtues shtetasin O.U., 29 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtësen metalike anësore të rrugës, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë shendetsore, dhe rreth orës 17:00, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *