Vendosni fjalën kyçe....

Po pinte kafe kur e qëlluan, detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Athinë (FOTO/VIDEO)


Të tjera detaje janë zbuluar nga ekzekutimi i një shqiptari mbrëmjen e kaluar, në Omonia të Athinës. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në orën 22.40 të mbrëmjes, në rrugën “Kriti 23”.

Fillimisht u tha se viktima ndodhej në nëj automjet, ndërsa u qëllua nga dy persona që ishin me motoçikletë dhe mbanin kaska në kokë. Tani thuhet se shqiptari po pinte kafe në një lokal pranë sheshit Omonia.

Autori është larguar me motorin që ngiste një bashkëpunëtor i tij. Viktima ishte qëlluar me breshëri automatiku, duke marrë plumba në kokë e në gjoks dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia mbërriti në vendngjarje brenda disa minutash dhe paraprakisht ka raportuar se mund të bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandave të prostitucionit dhe drogës, që operojnë në zonë.

Rruga “Kritis” njihet si një nga zonat më famëkeqe të kryeqytetit grek, ndërsa policia e Athinës nuk ka dhënë ende detaje mbi identitetin dhe moshën e viktimës, por ka bërë të ditur vetëm kombësinë. Sakaq, janë publikuar pamjet e para nga vendngjarja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *