Vendosni fjalën kyçe....

Botohet vendimi, kabineti qeveritar dhe anëtarët e bordeve të institucioneve publike do marrin gjysmën e rrogës për 3 muaj


Kabineti qeveritar në një periudhë 3 mujore do marrin vetëm gjysmën e rrogës për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë anëtarët e kabinetit qeveritar do marrin vetëm 50% të pagës neto për 3 muaj rresht.

Gjithashtu, nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo të komisioneve të institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, për periudhën nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, por jo më shumë se tre muaj, nuk e përfitojnë shpërblimin mujor përkatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *