Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Duhen më shumë testime mbi koronavirusin


Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempora” në Rtv Ora mbi situatën e pandemisë së COVID 19 në vendin tonë, Kreu i Shtetit Ilir Meta kërkoi rritjen e testimeve për të pasur një panoramë më të qartë të situatës.

Edhe Shqipëria është e prekur seriozisht derisa kemi një numër të konsiderueshëm të viktimave dhe të të prekurve pavarësisht nga niveli i testimeve që mund të kishin qenë dhe mund të jenë më të shumta për të pasur një panoramë më të qartë. Gjithçka është relative”-tha Meta.

Në cilësinë e Kreut të Shtetit, Meta tha se informacionet mbi situatën i merr nga burime të shumta qofshin këto zyrtare apo informale.

Informacioni vjen në burime të ndryshme, zyrtare, informale përmes shkresave, kontakteve të drejtëpërdrejta. Janë burime të ndryshme që na japin atë panoramë që na ndihmon të vlerësojmë cila është situata nga pikëpamja objektive dhe nevoja për përmirësimin e saj”-deklaroi Kreu i Shtetit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *