Vendosni fjalën kyçe....

Zv.ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, padit penalisht Presidentin Thaçi


Zv.ministri i Brendshëm i qeverisë në Detyrë të Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla ka paditur penalisht Presidentin Hashim Thaçi në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Sveçla nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Padia është ngritur në lidhje me deklaratat e Thaçt të datës 23 mars për të mos respektuar vendimet e marra nga qeveria e Kosovës.

Sot, më 30 mars 2020, në funksionin tim si U.D. I MPBAP, dorëzova pranë Prokurorisë Themelore të Prishtinës një Kallëzim Penal të bërë kundër Presidentit të Republikës, Hashim Thaçit, në lidhje me deklarimet e tij të datës 23 mars – për të mos respektuar Vendimet e marra nga Qeveria në raport me masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19”-shkruan Sveçla.

Deklaratat kishin të bënin me thirrjet e Thaçit të cilat kërkonin që qytetarët nuk ishin të detyruar të respektojnë vendimet e qeverisë por edhe në drejtim të policisë dhe organeve të sigurisë.

Më 23.03.2020, Presidenti në konferencë për media doli me një deklaratë publike ku bëri thirrje për mos-respektim të vendimeve të Qeverisë. Deklarimi i tij verbatim është ky:

– “Qytetarët nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundër-kushtetuese, dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë.

– As Policia e Kosovës dhe as organet sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundër-kushtetues të qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale”.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot, më 30 mars 2020, në funksionin tim si U.D. I MPBAP, dorëzova pranë Prokurorisë Themelore të Prishtinës një Kallëzim Penal të bërë kundër Presidentit të Republikës, Hashim Thaçit, në lidhje me deklarimet e tij të datës 23 mars – për të mos respektuar Vendimet e marra nga Qeveria në raport me masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19.

Më 23.03.2020, Presidenti në konferencë për media doli me një deklaratë publike ku bëri thirrje për mos-respektim të vendimeve të Qeverisë. Deklarimi i tij verbatim është ky:

– “Qytetarët nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundër-kushtetuese, dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë.

– As Policia e Kosovës dhe as organet sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundër-kushtetues të qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale”,

Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës parashihen gjithsej 30 nga kompetencat e Presidentit të vendit. As edhe njëra prej tyre nuk ka të bëjë me vlerësimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së vendimeve të Qeverisë. Kjo kompetencë u takon gjykatave.

Presidenti përmes deklarimeve të tij, dhe thirrjeve për mos-respektim të Vendimit të Qeverisë në datën 23 Mars 2020, përveç që ka shkaktuar paqartësi tek qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të “kontribuojë” në shpërndarjen më të madhe të Virusit COVID-19 si rezultat i qytetarëve që nuk do të respektonin vendimin e Qeverisë – sipas rekomandimeve të Presidentit.

Në lidhje me këtë, dhe marrë parasysh se ne jemi të dedikuar t’i respektojmë organet e drejtësisë, dhe të krijojmë një shtet ku sistemet janë me të vërtetë të ndara, unë dorëzova Kallëzimin Penal kundër Presidentit, duke ngritur dyshimin e bazuar se Presidenti ka kryer veprën penale “Thirrje për rezistencë” të paraparë në Nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *