Vendosni fjalën kyçe....

Hapet spitali COVID-2, shtrohet pacienti i parë në “Shefqet Ndroqi”


Spitali Infektiv në QSUT duket se i ka mbushur kapacitetet me pacientë të shtruar të infektuar me koronavirus.

Ministrja e Shëndetësisë, ka bërë me dije se në spitalin COVID-2 është shtruar pacienti i parë.

Ndërsa pacientët e shtruar më parë te Shefqet Ndroqi, janë transferuar në spitalin e Elbasanit.

Me rritjen e numrit të të infektuarve janë shtuar edhe numri i pacentëve që kërkojnë ndihmë në spital, duke bërë që të plotësohen shtretërit te spitali infektiv.

Ditën e sotme numri shkoi në 212 persona ndërsa raste të reja u regjistruan 15. Deri më tani nga COVID-19 kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa të shëruar janë 40 persona ku 8 mes tyre janë personel shëndetësor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *