Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 34 numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi


Një tjetër pacient i infektuar me koronavirus ka lënë Spitalin Infektiv duke u shëruar plotësisht.

Lajmin e ka dhënë vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Edhe një tjetër pacient ka dalë sot i shëruar nga spitali infektiv.Mirënjohëse deri në përunjësi për punën dhe sakrificën e pashoqe të prof. Najada Çomos dhe të gjithë ekipit të mjekëve, infermierëve, imazheristëve, sanitareve që po luftojnë me armikun e padukshëm #COVID-19 në shërbim të pacientëve“-shkruan Manastirliu.

Deri më tani në vendin tonë janë shëruar nga koronavirusi 34 persona.

Ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10 ditën e sotme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *