Vendosni fjalën kyçe....

Rritet në 10 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri


Ka shkuar në 10 numri i viktimave  nga koronavirusi në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka njoftuar se ka ndërruar jetë një 67-vjeçar, i cili ishte i shtruar në spitalin infektiv.

“67-vjeçari me inicialet Ll. N. ishte prej 10 ditësh i sëmurë dhe po trajtohej prej katër ditësh në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacienti që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.” thuhet në njoftim.

67-vjeçari është viktima e dhjetë që humb jetën nga COVID-19 në Shqipëri. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë jep të dhëna dhe për pacienten që ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar.

Ndryshe nga sa u raportua në fillim, gruaja me inicialet L.M nga Vlora është 72-vjeçe dhe jo 52.

“Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente nga Vlora, me inicialet L. M., e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv dhe në dy ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rëndë. Ju informojmë se pacientja që rezultonte në kartelën e spitalit infektiv në moshën 52 vjeçare, sikundër u raportua mbrëmjen e djeshme, pas verifikimeve me gjendjen civile, është 72-vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social. Ministria e Shëndetësisë ju kërkon qytetarëve të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes dhe të mos shkojnë menjëherë në spital.”- përfundon njoftimi./ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *