Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 4 numri i fëmijëve të infektuar me koronavirus në vend


Shkon në 4 numri i fëmijëve të prekur me koronavirus në vendin tonë. Lajmin është konfirmuar nga zonja Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik. Tomini tha se fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Për t’u veçuar janë 4 raste të grupmoshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive. Janë pa shenja klinike dhe në gjendje të stabilizuar dhe shumë të mirë shëndetësore aktualisht.” – tha Tomini.

Fëmijët e infektuar ndodhen të karantinuar në shtëpi, por nëse do të lindë nevojë për trajtim mjekësor, tek Pediatria në QSUT është krijuar një pavion i veçantë i izoluar, për të pritur fëmijët e dyshuar me COVID-19.

Kështu tha mbrëmjen e kaluar shefja e Infektivit të Pediatrisë, Gjeorgjina Kuli. Ajo ishte e para e cila dha mbrëmë lajmin se janë infektuar me koronavirus dy fëmijë në Tiranë.

Kuli theksoi se fëmijët përgjithësisht nuk shfaqin simptoma, ose shfaqin shenja klinike shumë të lehta./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *