Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet skandaloze, grusht e shkulje flokësh në derbin e basketbollit për femra Partizani-Tirana (Video)


Një episod i pazakontë ka ndodhur në derbin e basketbollit për femra mes Partizanit e Tiranës, ku sportistet e stafet përkatëse janë përfshirë në sherr të madh ku pa pasur edhe grushte.

Ndeshja gjysmëfinale e luajtur në pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’ përfundoi me fitoren e ngushtë të Partizanit  96-83 por fundi i ndeshjes çoi në sherrin masiv.

Dishnica e Tiranës e Bannister e Partizanit janë  përplasur ashpër me njëra-tjerrën me këtë të fundit që goditi basketbollisten e Tiranës, e cila ia ktheu në të njëjtën mënyrë.

Më pas në sherr janë përfshirë edhe sportistet e tjerë e stafet respektive.

*Video e fotot marrë nga Panorama