Vendosni fjalën kyçe....

“Taksat, sigurimet e energjia do paguhen, pensionistët të mos lejohen të dalin nga shtëpia”


Kryeministri Rama tha pasditen e sotme se taksat e sigurimet shoqërore do paguhen.

Në mbledhjen me disa prej ministrave të qeverisë me anë të video-konferencës, kreu i qeverisë tha gjithashtu se energjia elektrike që konsumohet do paguhet për të shmangur krizën në sektorin energjitik.

‘Taksat dhe sigurimet duhen paguar. Do paguhen sepse nuk shkojmë dot përpara me këtë luftë dhe do përfundojmë në një gropë ku as korona nuk na gjen dot. Pagesat e dritave do bëhen një për një. Kush nuk paguan drita nuk do ketë drita. Këtu nuk është bërë deti kos. Mos pagesa e dritave bëhet një efekt negativ në gjithë hallkat dhe mund të përfundojmë në kolaps. Pagesa e dritave nuk negociohet. Kush thotë se nuk kam mundësi se shpenzoj shumë, të shpenzojë më pak, të kursejë dritat dhe të paguajë më pak. Nuk mundet dot që ne të hyjmë në një situatë krize në sektorin e energjisë nga e para sepse implikimet janë të jashtëzakonshme.’ – tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se pensionistët që dalin për të bërë pazar apo çështje të tjera duhen kthyer në shtëpi ndërsa shtoi se këmbësorët nuk duhen lejuar të ecin të shoqëruar në rrugë duke kërcënuar me gjobë ata që shkelin këtë rregull.

‘Dola sot me drejtuesit e policisë. Kemi dy probleme që duhen adresuar me urgjencë. Pensionistët duhet të kthehen në shtëpi. Për pensionistët kryefamiljarë, u duhet shërbyer nga ne. Të tjerët duhen ndihmuar nga fëmijët. Policia duhet të kthejë mbrapsht çdo të moshuar në shtëpi. Pensionistët duhen kthyer nga rruga. Makinat e policisë që bëjnë mbikëqyrjen, s’duhet të vazhdojnë rrugën kur shohin një pensionist, por t’i thonë; ‘xhaxhi në shtëpi’. Problem tjetër që shoh është ecja bashkë. Është e ndaluar, është e e rrezikshme. Duhet të ecin tek e tek. Mund të jeni burrë e grua! Por po vazhdoi kështu, do martohen të gjithë bashkë, edhe burri me burrin. Po ecet bashkë, gjobiteni! Atyre këmbësorëve që kapen duke ecur në rrugë pas orarit, do gjobiten dhe përveç kësaj do i bllokohet makina. Na e kopjoi dhe Italia para dy ditësh këtë masë. Dmth e mori këtë masë.’ – shtoi kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *